Blushi thirrje 'urgjente' për liderët politik

Shqipëria

Blushi thirrje 'urgjente' për liderët politik

Më: 15 prill 2017 Në ora: 19:07
Kreu i LIBRA, Ben Blushi

Kreu i LIBRA, Ben Blushi shprehet optimist për zgjidhjen e krizës politike nga palët, të cilat sot kanë nisur të lëvizin hapat drejt një dialogu të mundshëm.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se partia që ai drejton është e gatshme që të kontribuojë në këtë situatë. Ai tha se LIBRA është e gatshme të ndikojë për zgjidhjen e situatës. 

“Shpresojmë që nga nesër palët të ulen në tryezë, koha për t’u ulur në tryezë po skadon duke cenuar rëndë integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ka shumë arsye pse zgjedhjet po cenohen, konfliktualiteti i partive të vjetra që po i sekuestron shqiptarëve të drejtën për të votuar, korrupsioni dhe frika nga drejtësia. Reforma në drejtësi pengon zgjedhjet dhe zgjedhjet pengojnë reformën në drejtësi. Do ishte tragjike nëse shqiptarëve iu sekuestrohet edhe arsyeja për të votuar. LIBRA është e gatshme për gjithçka, është e vetmja parti deri më sot që ka bërë propozimet e veta në parlament për të përmirësuar kodin zgjedhor. Pavarësisht se partitë e vjetra s’po merren me ndryshimin e sistemit, por vetëm me bllokimin e zgjedhjeve dhe reformës në drejtësi, ne kemi vendosur të shkojmë në këto zgjedhje me çdo kusht. Jemi të gatshëm për të bërë gjithçka për të ndikuar në një tryezë të partive parlamentare mundësisht, pavarësisht kush e organizon atë, duke shkuar aty me opsionet tona. Është urgjente thirrja e një tryeze për të caktuar pjesëmarrjen e mundësisht të gjitha partive në zgjedhje”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat