Demokratët bëjnë inventarin e 60 ditëve në çadër: Jemi në gjendje lufte!

Shqipëria

Demokratët bëjnë inventarin e 60 ditëve në çadër: Jemi në gjendje lufte!

Më: 15 prill 2017 Në ora: 19:18
Kreu i PD-se, Lulzim Basha ne cader

Kaluan 60 ditë që prej ditës së parë të protestës së PD-së në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por mesa duket demokratët po ‘i lënë nervat’.

Pas deklaratës së ish-këshilltarit të Sali Berishës, Flamur Kuçi se Republika e re është gënjeshtër, ka reaguar edhe kryetari i PD i Lushjës, Myslym Murrizi. Ai shprehet se “Do te kërkoja mbledhjen e kuvendit te PD, por për te zgjedhur një këshill kombëtare ”lufte”, i cili te zgjidhte kryesi dhe drejtues te larte për gjendje lufte. 

Statusi i plotë i Myslym Murrizit

 “Nje ” INVENTARE” për 60 dite ne ÇADREN e qëndresës se DEMOKRATEVE. 

Duke mare shkas nga një shkrim i një ish këshilltari te kryeministrit Berisha. 

Se pari desha te sqaroj qe me personin konkret nuk kam asnjë njohje dhe asnjë konflikt interesi. 

Jam takuar me te rastësisht 5 minuta ne vitet 2011-2013 me ish zv kryeministrin dhe ministrin e drejtësisë z Ilir Rusmaili. 

Ajo qe me beri shume përshtypje dhe me te drejte ishte pyetja qe pse nuk pyetet këshilli kombëtarë apo kuvendi për qëndrimin politik te PD. 

Pare me syrin tim ,si një prej mijëra demokrateve qe kemi nga 8 dhjetori 1990 tek PD ,dhe sot prej afro 3 vitesh kryetar i deges se PD Lushnje ,do te doja te thoja diçka. 

Un mendoj qe ne kushte normale shqetësimi është i drejte dhe statutor. 

Por prej dy vitesh nuk mendoj qe jemi ne kushte normale te një opozite te një vendi demokratik???? 

Dhe prej dy muajsh pra nga data 18 shkurt jemi ne gjendje te jashtëzakonshme ose e thënë ndryshe ne gjendje. ” LUFTE”.

Edhe un do te kërkoja mbledhjen e kuvendit te PD, por për te zgjedhur nje këshill kombëtare ” lufte”, i cili te zgjidhte kryesi dhe drejtues te larte për gjendje ” LUFTE”. 

Ju thoni nuk është pyetur këshilli kombëtar ???? 

Këshilli kombëtar për gjendje paqe formalisht ka 265 anëtare. 

Para 18 shkurtit dhe gjate dy muajve kryetari Basha ka mbledhur pothuajse çdo 10 dite këshillin kombëtar te ÇADRES. 

Ka mbledhur dhe diskutuar me 70 kryetaret dhe sekretaret e degëve te PD. 

Ka mbledhur 49 deputetet e PD dhe te opozitës. 

Ka mbledhur 65 anëtaret e kryesisë se PD pjese e këshillit kombetar. 

Pra ka mbledhur me shume se dy te tretat e ketij keshilli. 

Çfarë nuk eshte mbledhur???? 

Ata qe u zgjodhën formalisht ne ketë këshill se akoma nuk u kishin rene këmbët ne toke nga pushteti. 

Ato qe ishim pjese administrate dhe ndoshta u ” votuan” si te “rendesishem” ose u gjykuan si te nevojshëm për ne këshill, por qe situata e ” luftes” i nxori te shpëlare siç ishin ne fakt.

Per 60 dite proteste, kam qene aty pothuajse ne shumicen e diteve dhe neteve. 

Kam qene aty me rreth 4000 demokrat LUSHNJARE te mare se bashku nga mitingu i dates 18 dhe 10 nete dhe dite qe kemi patur radhen per ne çader. 

Doja te pyesja Ju dhe çdo ish këshilltarë tjetër qe sa here keni qene ne CADER??? 

Doja te pyesja 73 ish deputetet e PD te viteve 2005-2009 sa dite kane qene ne çader??? 

Doja te pyesja 68 deputetet e PD ne vitet 2009-2013 sa dite kane qene ne çader???? 

Doja te pyesja 19 ish ministra te PD dhe 43 ish zv ministra te PD te viteve 2005-2009 sa dite kane qene ne çader???? 

Po ashtu doja te pyesja 15 ish ministra te PD dhe 33 ish zv ministra te PD ne vitet 2009-2013 sa dite kane qene ne çader????

 Doja te pyesja 22 ish drejtore te pergjithshem te 8 viteve te pushtetit qe minimalisht jane rreth 70 persona, se sa dite kane qene ne çader?? 

Po ashtu doja te pyesja ish ministrat e 8 viteve se sa nga drejtoret e tyre, sekretare te pergjithshem, shefa kabineti, keshilltare, oborrtare shofere e sekretare kane pare ne çader?? 

Po nga 12-15 drejtora vartes te ketyre ish ministrave neper 40 rrethet e Shqiperise sa kane qene ne çader???? 

Po vetem ne rrethin Lushnje gjate 8 viteve kane qene: 4 ish drejtore arsimi, 4 ish drejtore spitali,6 ish drejtore burgjesh,4 ish drejtore hipoteke,3 ish prefekt,3 ish drejtore te shendetesise, 3 ish drejtore te sherbimit paresore, 2 ish drejtore insituti,2 ish drejtor bujqesie, 3 ish drejtor te bordit te kullimit, 4 ish drejtore poste, 3 ish drejtore ALUIZMI,3 ish drejtore te zyres se punes,3 ish drejtor tatimesh,5 ish drejtore sigurimesh shoqerore e shendetesore,10 ish drejtore poliklinikash, 4 ish drejtore oshe,2 ish drejtor higjene, 3 ish drejtore qarku etj etj se u zgjata shume. 

Pra minimalja rreth 70-80 te shperblyer nga PD per 8 vite per çdo rreth,here 40 rrethe bejne rreth 3000 ish funksionare drejtues lokal qe kane ushtruar pushtetin e votes se DEMOKRATEVE te çadres se soteme. 

Dhe pothuajse po kaq kane qene shefat e tyre ne qender te gjithe se bashku, bejne 5000 ish drejtues te larte dhe te mesem qe te gjithe me status POLITIK. 

Le te me thone DEMOKRATET e çdo rrethi ,qe prej 60 ditesh mbajne gjalle protesten me te gjate dhe me te veshtire te opozites ne 27 vjet pluralizem, sa dite i kane pare ne ÇADER ish drejtoret e rretheve te tyre???? 

Ndaj une jam plotesisht dakort me thirrjen e kuvendit por per te zgjedhur drejtuesit e gjendjes se ” LUFTES” sipas kontributeve te gjith sejcilit. 

Partite politike jane shoqeri aksionere, dhe aksionet e çdo aksioneri zmadhohen kur kontribon, ose zvogelohen deri ne ZERO kur nuk kontribon te pakten çdo dy vjet kur partia eshte ne beteje elektorale. 

Ne parti nuk ka pronare me çertifikate pronesie ne gjendje te fjetur, qe kur te teket mund te vish ta maresh si kartele te fresket dhe te ja tundesh me karshillek AKSIONEREVE qe kontribojne non stop prej vitesh tek kjo shoqeri. 

Mbi 90 perqind e pjesmarreseve ne CADER prej 60 ditesh jane DEMOKRATET me zemer, militantet dhe qendrestaret qe kane mbajtur ne kembe PD ne te gjitha situatat e veshtira qe AJO ka kaluar ne 27 vjet jete. 

Jane ata te ditëve te para, ata te viteve 91-92, ata te viteve 97-98, ata qe asnjehere nuk kane shijuar ” frutet” e pushtetit por kane mbajtur gjalle frymen e opizites dhe kur jo rralle eshte sulmuar nga ishet e SAJ , te cilet bejne kritikun kafe me kafe apo studio me studio. 

Pjesa qe ka ngrene gjate 13 viteve frutet e pushtetit vijne ne ÇADER vetem ate ore qe vjen BASHA , dhe shtyjne si ne radhe te qumeshtit per te qene perballe kamerave. 

Bile bile nje pjese e neveriteshme kane mesuar per mendesh dhe intenerarin qe zakonisht pershkon BASHA duke mos patur nevonje as per ” navigatore”. 

Edhe po te mos i johesh i dallon nga menyra se si rrine, se si hyjne dhe se si dalin nga ÇADRA me koken poshte dhe gjoja duke shkruar ne tel, sepse nuk kane kurajo te takojne DEMOKRATET ose nuk johin asnjerin prej TYRE sepse ishin shume te shkeputur kur ishin ne KARRIGE. 

Ndaj pas realizimit te KAUZES se PD per qeveri teknike qe te kete vlere vota e QYTETAREVE dhe jo te jete nen trysnine e DROGES, edhe une i bej thirrje z BASHA qe te mbledhe kuvendin dhe te zgjedhe drejtuesit e PD pas kesaj BETEJE. 

Te therrase DEMOKRATET sepse ato i mbajne mend me mire se kushdo tjeter oret e punes dhe kontributet e çdo pretendenti per drejtues. Ishalla nuk ju ” harrojnë” dhe ju kritiket e kafeneve!!!!! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat