Masakër mjedisore në bregdetin e Ishmit

Shqipëria

Masakër mjedisore në bregdetin e Ishmit

Më: 16 prill 2017 Në ora: 16:24
Bregdeti i Ishmit

Këto pamje nuk i përkasin një vendi depozitimi të mbeturinave por bregdetit të Ishmit. Pikërisht aty ku lumi Ishëm derdhet në Detin Adriatik, ka sjellë me vete qindra tonelata me mbetje plastike duke ndotur rreth 8 kilometra  vijë bregdetare.

Kjo zonë është në këtë gjendje prej disa vitesh. Këto janë pamjet e një tjetër kronike të Tv Klan të prillit të vitit 2012.

Në 5 vjet, pavarësisht aksioneve të ndryshme, sensibilizimit, fondeve te shpenzuara…asgjë s’ka ndryshuar.

Këtu janë grumbulluar mbetje të tre qyteteve, Tiranës, Krujës e Fushë Krujës dhe disa njësive të tjera.

Vijnë nëpërmjet lumit Ishëm, me i ndoturi në Shqipëri.

Janë kryesisht mbetje plastike, por edhe te tjera, përfshire ato spitalore.

Sipas banorëve të zonës situata është e tille prej dhjëtra vitesh…

Ndotja e Ishmit u zbulua nga kamerat e Tv Klan 5 vjet me parë që shkuan të filmonin pas mbytjes së dy të rinjve në pirgjet me plehra që kishin mbuluar lumin.

Prej asaj kohe peshkatarët thonë se vetëm lumi është pastruar.

Bashkia e Durrësit e ka në administrim këtë zonë prej dy vitesh, me ndarjen e re administrative. Drejtuesit e saj thonë se nuk munden të ndërhyjnë si pasojë e mungesës së një rruge për te çuar mjetet e transportit.

Florian Tahiri – nënkryetar i bashkisë Durrës: “Njësia administrative Ishëm nuk ka qenë në varësi të  bashkisë së Durreit, është një problem i mbartur për ne, për shkak të infrastrukturës së keqe, mundësia fizike e mjeteve të rënda për të shkuar për ta pastruar është shumë e vështire…”

As këtë vit nuk do të ndërhyhet.

“Tek buxheti i  bashkisë për vitin 2017 nuk është e përfshirë shtrimi i kësaj rruge dhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ishëm.”

Banorët kujtojnë se dikur Ishmi ishte i pastër dhe plazhi i frekuentueshëm.

Ekspertët e mjedisit thonë se tani mbetjet në zonën e rërës, arrijnë deri në 1 metër thellësi. Plehrat po shtrihen drejt Kepit te Rodonit në krahun e majtë dhe drejt lagunës së Patokut në të djathtë, për t’i infektuar edhe këto perla te bregdetit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat