Mbërrin kroçiera me 148 turistë gjermanë

Shqipëria

Mbërrin kroçiera me 148 turistë gjermanë

Më: 16 prill 2017 Në ora: 19:25
Porti i Vlores

Në portin e Vlorës ka mbërritur këtë fundjavë një kroçiere me 148 turistë gjermanë.

Krocierja “La belle de l’Adriatique”, e ka shndërruar tashmë në një destinacion të përhershëm Vlorën, në guidat e saj turistike.

148 turistët gjermanë janë mirëpritur ngrohtësisht nga stafi i “Portit Detar” Vlorë dhe iu është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit.

Turistët që ndalen në portin  e qytetit jugor, zakonisht kanë në guidën e tyre edhe destinacione të tjera për të vizituar përveç Vlorës, siç janë Apollonia në Fier dhe qyteti i Beratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat