Lojtari godet gjyqtarin e ndeshjes në Shqipëri, policia e arreston

Shqipëria

Lojtari godet gjyqtarin e ndeshjes në Shqipëri, policia e arreston

Më: 17 prill 2017 Në ora: 10:56
Ilustrim

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga lojtarin e ekipit Domosdova për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", pas dhunës ndaj arbitrit të ndeshjes ditën e djeshme.

“Nga specialistët Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë  arrestimi në flagrancë i Kristjan Lleshi, 33 vjeç, banues në Përrenjas.

Arrestimi i tij është bëtë, pasi gjatë ndeshjes së futbollit Tepelena – Domosdova, në Stadiumin “Sabaudin Shehu”, Tepelenë, ky lojtar i ekipit Domosdova ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, A.M.", -sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat