Polici i Krimeve të Rënda prangos burrin në sy të fëmijëve, tmerrohen qytetarët

Shqipëria

Polici i Krimeve të Rënda prangos burrin në sy të fëmijëve, tmerrohen qytetarët

Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:02
Pamje nga video

Është publikuar një video ditën e sotme, ku duket një polic që i vë prangat një personi.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, tek Ura e Zaranikës, dhe ka shkaktuar mjaft panik te qytetarët.

Ende nga policia e Elbasanit nuk janë dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa raportohet se polici është i Krimeve të Rënda në këtë qytet.

Po ashtu, qytetari që ka dërguar videon tek ‘JOQ’, shkruan se polici e ka arrestuar këtë person, pasi i ka zënë rrugën me biçikletë, dhe jo për ndonjë motiv tjetër.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të gruas dhe fëmijëve të tij, ka deklaruar raportuesi, ndërsa pretendon se është përdorur edhe dhunë ndaj tij.

Ndërsa, pritet një reagim nga Policia e Elbasanit, për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat