"Dialog politik, zgjedhje të lira dhe të ndershme", mesazhi i ministrit të Jashtëm holandez

Shqipëria

"Dialog politik, zgjedhje të lira dhe të ndershme", mesazhi i ministrit të Jashtëm holandez

Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:20
Ministri i Jashtëm Holandez, Bert Koenders

“Duhet të ketë dialog politik”. ? Ishte ky mesazhi që dha ministri i Jashtëm Holandez, Bert Koenders gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Ditmir Bushati.

“E rëndësishme që të ketë dialog politik, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu duhet të bëni progres në procesin e vettingut. Honaldezët janë strikt dhe të barabartë për vendet drejt integrimit evropian, ku mund të themi se ne mbështesim progresin që është bërë deri më tani”, tha Koenders.

“Është ne interesin e Holandes dhe BE që ndryshimet kushtetuese që janë miratuar me unanimietit , të mund të shohin dritë, të mund të zbatohen. Njerëzit po presin që të realizohet reforma në drejtësi. Është e rëndësishme që procese të tilla duhet të realizohen sepse edhe vetë shqiptarët duan ti shikojnë këto ndryshme”, tha ai.

Ndër të tjera, Koenders foli edhe për fenomenin e azilkërkuesve shqiptarë në Holand.”Ne nuk pranojmë azil kërkues, nuk është ide e  mirë. Ne u mirëpresim si turist, por nuk mendojmë se azilkërkuesit mund të kenë një status të pranueshëm te ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat