McCain: Basha e Rama gati të negociojnë me një ndërmjetës të huaj

Shqipëria

McCain: Basha e Rama gati të negociojnë me një ndërmjetës të huaj

Më: 17 prill 2017 Në ora: 16:30
Rama - Meta - Nishani - Basha

Gjatë vizitës së tij tre ditë më parë në Tiranë, senatori amerikan John McCain, është mësuar të ketë deklaruar se dy liderët kryesorë politikë, ai i PS-së, Rama dhe ai i PD-së, Basha, janë gati që të ulen në bisedime negociuese, porn ë praninë e ndërmjetësve të huaj.

Sipas një deklarate të bërë publike nga Senati amerikan, mësohet se gjatë vizitës së tij në Tiranë, senatori rrepublikan, McCain mësohet të jetë shprehur në lidhje me një ulje të mundëshme në bisedime të dy liderëve politikë Bashës dhe Ramës, por nën ndërmjetësimin e një pale të tretë negociatore ndërkombëtare.

“Gjatë takimeve të mia me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Partisë Demokratike, u inkurajova teksa pashë një vullnet nga të dy palët, për të ndjekur dialogun përmes një negociatori ndërkombëtar, si dhe punuar për të zgjidhur dallimet e tyre politike.

U gëzova kur dëgjova se të dy liderët do të shqyrtojnë praninë e vëzhguesve të huaj për të mbikëqyrur procesin zgjedhor dhe siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- thuhej në deklaratën e senatorit amerikan McCain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat