Flamur Noka reagon pas deklaratave të ministrit gjerman: Ja pse ti s’e kupton dot kauzën e PD

Shqipëria

Flamur Noka reagon pas deklaratave të ministrit gjerman: Ja pse ti s’e kupton dot kauzën e PD

Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:58
Flamur Noka

Ish-ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë Flamur Noka ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook” në lidhje me deklaratat e lëshuara sot nga ana e ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, i cili tha se opozita duhet të kthehet në Kuvend.

Noka shkruan se Gabriel duhet të kuptojë kauzën e opozitës. Ai ka theksuar se ministri gjerman duhet të kuptojë se PD është duke luftuar për kauza madhore si dekriminalizimi, është duke luftuar një qeveri të lidhur me krimin, si dhe kundër banditëve që tjetërsojnë votën e popullit.

Statusi i plotë i Flamur Nokës:

Z Gabriel, a keni ju 14% te parlamentit te mbushur me kriminele, vrases, trafikante, përdhunues etj.? Dhe të gjithë të jenë të përzgjedhurit e kryeministrit? Unë jam i sigurt se jo. Këtu po. A keni ju kryeministër të lidhur me krimin dhe që i shërben krimit dhe që ka shndërruar vendin në baze të krimit të organizuar? Sigurisht që jo e as ia lejoni vetes ta mendoni e jo më ta bëni realitet.

A keni ju administratë të mbushur me kriminelë? Sigurisht që jo e as që mund ta mendoni? Këtu qeveria e ka bërë realitet këtë gjë. A keni normë ju atje blerjen e votës nga qeveritarët tuaj? Sigurisht që jo . Këtu po dhe e ke me zë dhe me figurë në çdo palë zgjedhjeje të pas 2013-s. A përdor qeveria juaj bandat dhe krimin e organizuar për të tjetërsuar me armë e dhunë vullnetin e popullit? Sigurisht që jo. Këtu ka ndodhur në çdo palë zgjedhjeje që nga 2013 e deri më sot. A keni ju ministër të Brendshëm ushtar të krimit të orgnizuar dhe kryetrafikant droge? Sigurisht që jo. Këtu po ,sepse deri dje makina dhe skafi i tij përdoreshin për trafik droge nga trafikantët kushërinj të ministrit.

A keni tani ministër të Brendshëm një ish-hetues të Stas-it? Sigurisht jo, por këtu po. A keni ju sot një Gjermani të lulëzuar nga droga e mbjellë nga bashkëpunimi qeveri-krim ? Sigurisht jo. A përdoren në vendin tuaj nga qeveria miliardat e eurove të drogës për të mbajtur në pushtet qeverinë tuaj nëpërmjet blerjes së votës? Sigurisht jo. Në vendin tonë janë përdorur në të gjitha zgjedhjet e pas 2013-s. Ndaj dhe nuk mund ta kuptosh opozitën dhe kryetarin e saj në kauzën e shenjtë për të cilën luftojnë. Ndaj z ministër minimumi mos lejo të të keqinformojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat