Deputetit i LSI ndihmon të riun në karrocë: Të kontribuojmë për njerëzit në nevojë

Shqipëria

Deputetit i LSI ndihmon të riun në karrocë: Të kontribuojmë për njerëzit në nevojë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:29
Flamur Cela

Emiljano Vrapi është një i ri nga qyteti i Vlorës që prej vitesh fati e ka dënuar në një karrige me rrota.

Pamundësisë për të ecur pas një aksidenti në det, i është shtuar edhe gjendja e keqe ekonomike e familjes së tij.

Në këto kushte i riu i është drejtuar për ndihmë deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Flamur Cela, i cili i është përgjigjur duke i siguruar personalisht çdo gjë që i nevojitet.

Çela: Unë ndodhem në shtëpinë e Emiljano Vrapit, për t’iu përgjigjur kërkesës së tij që më bëri nëpërmjet Facebook-t në lidhje me disa pajisjes që i duhen për një karrige elektrike. Unë iu përgjigja thirrjes pas deklaratës që kam bërë se 1/3-ta e pagës sime do të shkojë për njerëzit në nevojë.

Deputeti pasi është njohur me historinë e te riut ka premtuar një vizite të specializuar në Tiranë me shpresën për të përmirësuar shëndetin e tij.

Vrapi: Dua një vizitë por nuk kam mundësi.

Çela: Do ma japësh mua epikrizën dhe ta çoj tek doktor Petrela në Tiranë.

Deputeti i LSI Çela ka bërë një thirrje për zyrën e Aluiznit që të përfundojë sa më shpejt, procesin e legalizimit të banesës së familjes Vrapi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat