Idrizi: Nëse qeveria e re del nga një palë zgjedhje pa opozitën, atëherë do të rrëzohet shpejt

Shqipëria

Idrizi: Nëse qeveria e re del nga një palë zgjedhje pa opozitën, atëherë do të rrëzohet shpejt

Më: 17 prill 2017 Në ora: 22:35
Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi thotë në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, ato nuk janë zgjedhje por thjesht votime.

Sipas Idrizit qeveria që do të dilte nga këto zgjedhje nuk do të zgjaste shumë.

"Ne jemi regjistruar të parët në zgjedhje për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Do të vazhdoj deri më 3 maj të bëj të gjitha përpjekjet, për aq sa më takon. Jam i bindur se do të zgjidhet. Do të vijnë ca ndërkombëtarë të tjerë. Unë sot kam pasur një mbledhje kryesie. Kemi bërë gati. 

Nesër unë kam një takim me kryeministrin. Realisht do të jetë votim, jo zgjedhje dhe nuk do të bëjnë zgjedhje dhe unë dua ta ekspozoj këtë lloj varianti sepse Shqipëria e 2017-s nuk mund të jetë e tillë. Nuk mendoj se do të dalë prej saj një mazhorancë apo qeveri legjitime që do të zgjasë 4 vjet. Do hyjmë prapë në një cikël të tillë."-tha Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat