Dëmshpërblimet, ja si përfitohet kësti i radhës

Shqipëria

Dëmshpërblimet, ja si përfitohet kësti i radhës

Më: 19 prill 2017 Në ora: 08:26
Ish te perndjekurit politike

Ministria e Financave ka sqaruar procedurat se si do të merren këstet e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politik që futen te kategoria e trashëgimtarëve.

Burime të gazetës "Shqiptarka" bëjnë me dije se për trashëgimtarët do të jepet të paktën një këst brenda 2017-së.

 Kur ish i dënuari politik nuk jeton, rrethi i familjarëve, trashëgimtarët, duhet të dorëzojnë këto dokumente: Akt trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose fotokopje e noterizuar. Certifikatë vdekje e ish të dënuarit, origjinale. Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit, origjinale Certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare.
 
Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Dokument identiteti të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Rrethi i familjarëve, trashëgimtarët, sipas këtij ligji, kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Prokura duhet të jetë origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit për çdo të përfaqësuar.
 
Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë,(fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, të gjithë dokumentet, për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton.
 
Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jetojnë, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, trashëgimtarët, duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave: Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të radhës së dytë që nuk jeton, origjinale.
 
Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari/trashëgimtarët e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. Me kalimin e kësaj periudhe, personi që nuk ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, humbet të drejtën e dëmshpërblimit.
 
Pagesat e kësteve të tjera, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka: Kontestim, nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët. Nuk ka ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë. Nuk ka revokim të prokurës së posaçme. Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë: a) Revokimi i prokurës, origjinal, nr. Llogarie bankare në lekë për çdo trashëgimtar, dokument identiteti për çdo trashëgimtar. Rrethi i familjarëve, që përfitojnë dëmshpërblimin financiar janë: Trashëgimtar të radhës së parë: Nëna, babai, bashkëshortja, fëmijët; Vëllezërit dhe motrat, kur nuk ka trashëgimtar. Trashëgimtar të radhës së dytë: a. Fëmijët e fëmijëve; b. Fëmijët e vëllezërve dhe motrave, kur nuk ka trashëgimtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat