Çadra e PD, Berisha: Ja ku ngjasojmë me vitin 1990. Rama më parë vret veten se ikën

Shqipëria

Çadra e PD, Berisha: Ja ku ngjasojmë me vitin 1990. Rama më parë vret veten se ikën

Më: 20 prill 2017 Në ora: 11:54
Sali Berisha

Paralelisht me seancën parlamentare, në çadrën e PD-së ka nisur një tjetër seancë, ku deputetët mbajnë qëndrimet e së enjtes. Ish kryetari i selisë Blu Sali Berisha në nisjen e fjalës së tij e ka konsideruar situatën aktuale me atë të vitit 1990.

“Më erdhi në mendje viti 1990 kur këto ishin pallate të krimit dhe ne ishim në rrugë dhe luftonim dhe përpiqeshim për Shqipërinë tjetër, Shqipërinë e votës së lirë. Sot kemi përsëri dy botë, ata të cilët me sakrifica të jashtëzakonshme po lajnë këtë shesh me idealet e tyre për vete dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kurse përballë kemi pallatet e krimit të drogës të dhunimit të votës. Edi Rama këto kohë i braktisur totalisht nga shqiptarët ka dalë me moton Shqipëria e karriges sime. Ajo që ai shkruan prapa shpinës së tij nuk është asgjë tjetër. Vetëm Shqipëria që do ai për karrigen e tij”. Madje Berisha ka shtuar se “Rama më parë vret vetën se sa ikën”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat