Meta i përgjigjet Blushit: Ja pse i dërguam letrën KQZ dhe nuk ka emër për Presidentin

Shqipëria

Meta i përgjigjet Blushit: Ja pse i dërguam letrën KQZ dhe nuk ka emër për Presidentin

Më: 20 prill 2017 Në ora: 11:55
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zgjedhur ti kundërpërgjigjet vetë kreut të Libra mbi shkresën e dërguar KQZ-së. Sipas tij, çështja ka të bëjë vetëm për ti dhënë mundësinë opozitës që të bëhet pjesë e procesit të 18 qershorit. Por shton se Blushi mund të veprojë duke ndjekur çështjen në rrugë institucionale.

“Nuk marr përsipër të interpretoj çështjet e procedurave. Pasi KQZ dhe kolegji shprehen për to. Por dëshira ka qenë për ti dhënë një mundësi PD dhe partive të opozitës që nuk janë regjistruar as si koalicione as si parti të veçanta për zgjedhjet e 18 qershorit. Dhe çështja e Presidentit vjen vetëm për ët treguar vullnetin dhe për të bashkëpunuar me opozitën. Kushdo që është kundër këtyre veprimeve procedurale mund të ndjekë rrugën institucionale”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat