Kokëdhima: “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike, Rama përçau PS

Shqipëria

Kokëdhima: “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike, Rama përçau PS

Më: 20 prill 2017 Në ora: 22:52
Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA” Koço Kokëdhima dhe Edi Rama

Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA” Koço Kokëdhima ka zhvilluar një takim me socialistët e Lushnjës. Ai tha se “ZGJIDHJA” do të kthehet në parti politike.

Kokëdhima ka theksuar se për 20 vjet ka shpenzuar nga pasuria e tij për të mirën dhe për bashkimin e së majtës shqiptare, ndërsa Rama e ka shkatërruar Partinë Socialiste. Ai shtoi se “ZGJIDHJA” do të punojë për një Shqipëri të mirë e të begatë.

“Deri në datën 29 prill ne do marrim vendimet. “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike. Rama punoi deri në fund për përçarjen e PS-së dhe për likuidimin politik të Kokëdhimës dhe të “Zgjidhjes”. Kokëdhima investoi gati 20 vjet pasuritë dhe gjithçka kishte për të mirën dhe bashkimin e të majtës, për fuqizimin dhe demokratizimin e Partisë Socialiste.

Rama po e përçan përfundimisht PS-në, ndërsa unë lufova deri në fund për ta mbajtur atë të bashkuar. Historia do ta gjykojë Ramën si problemin dhe mua si zgjidhjen për të majtën dhe për Shqipërinë. Për shumicën e plagëve të rënda të popullit tonë, të ekonomisë dhe të sistemit politik në Shqipëri. Çdo socialist dhe qytetar në Shqipëri do ja faturojë Ramës këtë përçarje të Partisë Socialiste, jo mua’, tha Kokedhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat