Rikthehen specializimet në mjekësi

Shqipëria

Rikthehen specializimet në mjekësi

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:02
Ilustrim

Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të rikthehen mjekët specialistë në të gjithë vendin, aty ku nevojat janë më akute, pasi përfundojnë studimet 314 specializantët e parë në disa shërbime si Urgjenca, Kardiologjia, Neurologjia.

Deklarata u bë të premten nga ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, gjatë hapjes së punimeve të Konferencës Kombëtare të Shkencave Mjekësore në Tiranë.

“Ne sot, mund të flasim për fryte të një politike të drejtë, pas hapjes së specializimeve për të gjitha fushat e mjekësisë, ku tashmë po studiojnë rreth 600 specializantë. Ju jeni dëshmitarë të nisjes së këtij procesi, falë të cilit shumë shpejt, duke filluar nga viti i ardhshëm, do të kemi 314 specializantët e parë në disa shërbime ku nevojat janë akute, në të gjithë vendin. Duke filluar nga viti 2018, do të kemi 12 pediatër të rinj, 9 onkologë, 12 mjekë urgjence, 18 obsetër gjinekologë, 8 neurologë, 14 kirurgë të përgjithshëm, 18 kardiologë, 14 anestezistë, që do të zbusin boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër”, u shpreh Manastirliu.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë rreth 3 mijë profesionistë të shëndetësisë dhe rreth 220 lektorëve nga Shqipëria, Rajoni, si dhe universitete të njohura në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat