Ekonomi: Ndërmarrjet sociale, një risi inovative edhe në Shqipëri

Shqipëria

Ekonomi: Ndërmarrjet sociale, një risi inovative edhe në Shqipëri

Më: 22 prill 2017 Në ora: 02:29
Milva Ekonomi

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi mori pjesë sot në konferencën, “Risitë Institucionale për një ekonomi në shërbim të së mirës së përbashkët, rasti i shoqërive benefit në Itali”, e cila u organizua nga Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Në konferencë u diskutua mbi rolin e shoqërive benefit dhe për mundësinë e implementimit të tyre në Shqipëri.

Lidhur me këtë temë, Ministrja Ekonomi tha në fjalën e saj se tashmë falë dhe iniciativës së kësaj qendre, në Shqipëri tashmë është miratuar ligji i ndërmarrjeve sociale, i cili është në përputhje me direktivat e BE, një ligj që nënkupton që disa ndërmarrje të krijojnë një njësi të vogël, e cila punëson të varfër, njerëz që nuk kanë aftësi të mjaftueshme për të qenë në tregun e punës.

Ajo shtoi se ligji është një hap i madh përpara për të ndihmuar sadopak grupet e margjinalizuara. “Pikërisht për të stimuluar pikërisht përgjegjësinë korporative të ndërmarrjeve, në MZHETTS është hartuar një program pune për periudhën 2015-2020, ku do të ketë edhe më shumë shanse që edukata e përgjegjësisë korporative të bëhet pjesë. Pra, nga njëra anë të shpërndahet kultura e dijes dhe nga ana tjetër të stimulohen njerëzit që kanë paaftësi” tha Ministrja Ekonomi në këtë konferencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat