Basha thirrje ambasadorit Donald Lu: Hiqi vizën amerikane Edi Ramës

Shqipëria

Basha thirrje ambasadorit Donald Lu: Hiqi vizën amerikane Edi Ramës

Më: 22 prill 2017 Në ora: 12:22
Donald Lu dhe Edi Rama

Lideri demokrat Lulzim Basha duke folur nga “çadra e lirisë” tha se janë gati të votojnë vettingun dhe 5 ligjet, por menjëherë sapo të nisë nga puna qeveria teknike.

Basha u shpreh se Rama duhet t'i hapë rrugë drejtësisë dhe ligjit jo Maliqi.

Ndër të tjera Basha i bëri thirrje ambasadorit amerikan, Donald Lu t'i heqë vizën kryeministrit Rama pasi ka shkelur ligjet amerikane duke paguar 80 mijë dollarë vetëm për të bërë një foto me ish- Presidentin Obama gjatë vitit 2012.

“I bëj edhe njëherë thirrje ambasadorit amerikan që ti heqë vizën Edi Ramës pasi ka shkelur ligjin e fondacioneve duke paguar 80 mijë euro për një foto me ish- Presidentin Obama”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat