Propozimi i APD, Kola: Administrimi zgjedhor të bëhet nga mësuesit

Shqipëria

Propozimi i APD, Kola: Administrimi zgjedhor të bëhet nga mësuesit

Më: 23 prill 2017 Në ora: 06:12
Bilal Kola

Partia Aleanca Popullore për Drejtësi propozon që sistemi zgjedhor të administrohet në mënyrë të paanshme, ku politika të mos përfshihët.

Kryetari i kësaj partie, Bilal Kola tha në studion e lajmve në Ora News se ata do të propozonin që administrimi dhe numërimi të bëhej nga mësuesit, ose gjykatësit nëse sistemi gjyqësor do të ishte i reformuar. Partitë politike – tha Kola- me këtë sistem zgjedhor kanë konflikt të brendshëm interesi.

Edhe pse e krijuar si një forcë e djathtë, Kola thotë se është i hapur për koalicion edhe me PS, nëse plotësohen dy kushtet që Partia Popullore për Drejtësi ka.

Kola: Kur unë them me konflikt të brendshëm interesi do të thotë që praktikisht për të përjashtuar konfliktin e brendshëm të interesit është ti japim komisionerë të 70 partive politike që konkurrojnë. A është e mundur kjo? Praktikisht kjo është e pamundur. Atëhere ka sisteme zgjedhore të cilat administrohen në mënyrë të paanshme. Pra nuk i kemi partitë politike edhe konkurruese edhe administruese, partitë politike administrojnë, por nuk kanë lidhje me administrin e sistemit. Ne do kërkonim që partitë politike ti mbanin duart larg nga administrimi dhe numërimi. Si bëhet kjo? Ka lloj lloj formash, por një prej tyre mund të ishte; mësuesit e Shqipërisë edhe të bënin administrimin edhe numërimin.

Gazetarja: Zgjedhjet administrohen nga KQZ

Kola: Nuk është problemi i KQZ i cili edhe ai në vetëvetë është problem sepse edhe aty propozohen anëtarët e KQZ nga partitë politike gjë e cila nuk duhet të ndodhë. Pra duhet të ketë një sistem i shkëputur nga subjektet politike. Po të kishim një sistem gjyqësor i cili do të ishte i reformuar do të ishte idealë që procesi i administrimit dhe numërimit të bëhej nga gjyqësori.

Gazetarja: Pyetja është do bashkoheni me të majtët për të zgjidhur çështjet e të djathtës?

Kola: Sigurisht ne jemi të hapur të bëjmë koalicion ideologjik me ato subjekte që janë afër ideologjikisht me ne, por jemi të hapur të bëjmë koalicion me kushte jo pa kushte.

Gazetarja:  Kush janë kushtet tuaja?

Kola: Kushtet tona do ishin që të kemi pjesë të programit, jo më pak se 51% të çështjeve që ne i kemi si cështje programore dhe të kemi mekanizmin e garancisë për këtë program që mund të jetë sot në opozitë, mund të jetë nesër në opozitë. Këto janë dy kushtet të cilat nuk negociohen. Në kushtet kur nuk do pranoheshin, nuk do bëhej fjalë për koalicione fasadë. Ne kemi mbledhur 10 mijë firma për të dalë të vetëm në zgjedhje në rast se nuk do arrijmë të negociojmë këto dy kushte që thashë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat