Paralajmërimi i Nokës: Rama tërhiqu! Përndryshe do të përballesh me përshkallëzim të situatës

Shqipëria

Paralajmërimi i Nokës: Rama tërhiqu! Përndryshe do të përballesh me përshkallëzim të situatës

Më: 24 prill 2017 Në ora: 12:05
Deputeti i PD-së Flamur Noka

Deputeti i PD-së Flamur Noka do të drejtojë protestën e opozitës pranë Shkollës Teknologjike në Tiranë, teksa është shprehur se tubimi do të jetë paqësor, por njëkohësisht i dërgon një mesahz të qartë kryeministrit.

Sipas Nokës, protestuesit janë mbledhur për të dhënë mesazhin e qartë për qeverinë, e cila ose duhet të tërhiqet, ose do të përballet me përshkallëzimin e situatës.

Si është situata aktualisht?  

Gjithçka është në mënyrë paqësore të mundshme. Qytetarët po mblidhen për të dhënë mesazhin e qartë; ose tërhiquni, ose përshkallëzimi dot ë marr masa të mëtejshme. Ne kemi marrë vendim që protesta të jetë paqësore. I kujton kryeministrin dhe atyre që duan të na ndalin, që janë ata që u tërhoqën rrugëve, dogjën goma, thyen xhama. Ne jemi ndryshe. Nuk duhet të na paragjykojnë.

Nuk mendoni se kjo protestë do të paralizojë drejtuesit e mjeteve, pasi do të bllokohet trafiku? 

Për xhaketën e Vangjelit të qarkut të Fierit paralizoi gjithë Shqipërinë, se e mbyllën një orë s’u bë nami.

Policia e Shtetit deklaroi dje se do të ketë arrestime nëse ka prishje të qetësisë, si e shihni? 

Ajo është deklaratë e Ranës. Rama së bashku me shefat dhe ministrin Xhafaj, duhet të lexojnë ligin. Xhafaj mendon se është viti 85 për protestën, pasi mendon se merret ende leje, por thjesht njoftohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat