Protesta, Paloka: Skenari i ambulancave me të sëmurë fallco doli blof

Shqipëria

Protesta, Paloka: Skenari i ambulancave me të sëmurë fallco doli blof

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:26
Deputeti i Partisë Demokratike, Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike, disa orë pas përfundimit të protestës së opozitës, e cila bllokoi akset kryesore nacionale në veri, jug dhe juglindje të vendit, tregon për një skenar të përgatitur nga qeveria, sipas tij, që protestuesit të dukeshin ç’njerëzor.

Ai tha se janë përdorur ambulanca me të sëmurë fallco me qëllim që protestuesit t’i bllokonin gjatë orarit të protestës, por gjithçka sipas tij, doli blof, pasi ambulancat u lejuan të kalojnë.

“Kishim dijeni se gjatë protestës do përdoreshin ambulanca që të dukeshim çnjerëzorë. Por skenari doli blof, ambulancat me të sëmurë fallco u lejuan të kalojnë”,- tha ai.

Përveç bllokimit të dy pikave kyçe në kryeqytet, siç janë Sheshi Shqiponja dhe Mbikalimi pranë Shkollës Teknologjike, protestuesit bllokuan edhe rotondën e Plugut, një aks i rëndësishëm që lidh jugun e vendit. Përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj proteste ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Në zonën e juglindjes protestuesit bllokuan rotondën e Bradasheshit, nën organizimin e nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho. Ndërsa në veri protestuesit demokratë bllokuan rotondën e Milotit. Përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e protestës ishte deputeti demokrat, Aldo Bumçi. Protesta vijoi e qetë, ndërsa policia monitoroi situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat