Korçë, sekuestrohen 121 pako me hashash, policia greke dhe shqiptare në kërkim të autorëve

Shqipëria

Korçë, sekuestrohen 121 pako me hashash, policia greke dhe shqiptare në kërkim të autorëve

Më: 24 prill 2017 Në ora: 18:57
Droga

Policia Kufitare e Korçës sekuestroi në kufi të gjelbër, 121 pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Droga u gjet në vendin e quajtur "Piramida 54", Vidohovë, e ndarë në dy çanta sportive dhe një thes.

 Policia bën me dije se 121 pakot e mbështjella me letër natriban, dyshohet se janë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike.

Materialet për hetime të mëtejshme do t'i  referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat