Forcat e armatosura shqiptare kremtojnë 66 vjetorin, Rama i kujton me një fotografi interesante

Shqipëria

Forcat e armatosura shqiptare kremtojnë 66 vjetorin, Rama i kujton me një fotografi interesante

Nga: Bota sot Më: 24 prill 2017 Në ora: 20:40
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Sot forcat e armatosura shqiptare kremtojnë 66 vjetorin e themelimit të Aviacionit luftarak, ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kujtojnë përvjetorin e tyre me një fotografi të vjetër të pilotëve shqiptarë.

Rama përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ndër vite pilotët shqiptarë kanë pasur kurajo dhe energji, prandaj e kanë kthyer këtë armë në një njësi legjendare.

Ai ka thënë se ky është heroizmi i 46 dëshmorëve të dalë prej saj.

Postimi i plotë:

AMARCORD

Sot, forcat e armatosura shqiptare kremtojnë 66 vjetorin e themelimit të Aviacionit luftarak, premisat e të cilit ngjizën më 1914, kur në kohën e qeverisë së Princ Vidit, u porosit blerja e tre avionëve sulmues Löhner Daimler.

Ndër vite është kurajo dhe energjia e pilotëve shqiptarë që e kthyen këtë armë në një njësi legjendare, si edhe heroizmi i 46 dëshmorëve të dalë prej saj. Nderim oficerëve dhe pilotëve, që në kushte mjerimi dhe izolimi gjatë diktaturës dhe fill pas saj, mirëmbajtën dhe riparuan me sa mundën instrumentat e sovranitetit tonë ajror, duke dhënë shpesh edhe jetën në krye të detyrës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat