Zbardhen detaje/ Ç’pritet të ndodhë mes krerëve të politikës nëse ndërkombëtarët arrijnë marrëveshje me Bashën

Shqipëria

Zbardhen detaje/ Ç’pritet të ndodhë mes krerëve të politikës nëse ndërkombëtarët arrijnë marrëveshje me Bashën

Më: 25 prill 2017 Në ora: 17:28
Knut Fleckenstein dhe Daviv McAllister

Orë në vijim janë padyshim të ethshme për politikën shqiptare. Ngërçi politik i shkaktuar si pasojë e protestës së opozitës që kërkon qeveri teknike si kusht për hyrjen në zgjedhje kanë sjellë në Tiranë edhe dy negociatorët e huaj, Knut Fleckenstein dhe Daviv McAllister.

Pas një takimi 60 minutësh në Kryesinë e Kuvendit, me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, të dërguarit e BE për zgjidhjen e ngërçit politik i janë drejtuar selisë blu.

Takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha duket se do t’i japë edhe vulën këtyre bisedimeve dhe shpresës për dialog mes palëve politike në vend.

Referuar burimeve, gazetarja Marsela Karapanço thotë për “BalkanWeb” se nëse zyrtarët europianë arrijnë një marrëveshje me Lulzim Bashën, atëherë do të vijë edhe takimi i përbashkët mes tre krerëve të PS, LSI dhe PD, në praninë e McAllister dhe Fleckenstein.

Parashikohet që ky takim të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në përfundim të takimit me kryedemokratin Basha, zyrtari i PPE McAllister dhe eurodeputeti Fleckenstein pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sakaq, burime për “News24” dhe “BalkanWeb” konfirmojnë se edhe pse takimi me dy zyrtarë europianë ka përfunduar, Rama dhe Meta, së bashku me shoqëruesit e tyre në këtë takim, kanë qëndruar më gjatë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për të diskutuar mbi propozimet e mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat