Këshilltari i Metës: Do ketë vetting për drejtuesit e lartë të Policisë, për këtë po pyetet SHBA

Shqipëria

Këshilltari i Metës: Do ketë vetting për drejtuesit e lartë të Policisë, për këtë po pyetet SHBA

Më: 26 prill 2017 Në ora: 00:19
Lorenc Vangjeli

Lorenc Vangjeli, këshilltar i kryetar të Kuvendit, Ilir Meta i ftuar në “Opinion” ka deklaruar se po ndodh edhe një vetting tjetër në Ministrinë e Brendshme me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Vangjeli theksoi se edhe ata po kalojnë në vetting dhe për një rast të tillë po pyeten amerikanët.

Mandej, ai, kumtoi se nga ana e mazhorancës qeverisëse do të shpenzohen të gjitha mundësitë për të bindur opozitën për të hyrë në zgjedhje.

Sipas tij, mund të ketë edhe një zgjidhje në ekstrem qoftë edhe për atë tabunë e qeverisë teknike, pasi si Rama dhe Meta janë të bindur në fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat