Blushi: Rama propozoi një gjysmë qeveri teknike

Shqipëria

Blushi: Rama propozoi një gjysmë qeveri teknike

Më: 26 prill 2017 Në ora: 02:34
Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka thënë se partia që ai udhëheq do të shkojë në zgjedhje, sepse siç shpjegoi ai, respekton Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në “News 24”, Blushi ka theksuar se LIBRA është një parti politike që nuk e ka ndryshuar qëndrimin e vet prej fillimit, që është kundër qeverisë dhe opozitës.

“Ne si LIBRA do të hyjmë në zgjedhje. Ne kemi pasur disa qëndrime dhe se me këto qëndrime nuk kemi bërë kurrë kompromis. Unë them se PS dhe LSI janë duke luajtur sërish me shqiptarët. LSI tha se nuk do të shkojë në zgjedhje pa opozitën, por them se fuqia e pushtetit që ka PS, ka për ta bërë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që të regjistrohet në zgjedhje. Rama ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të datës së zgjedhjeve, mirëpo sot propozoi tjetër datë. Ai tha se nuk ka qeveri teknike, por se propozoi një gjysmë qeveri teknike”, tha Blushi ndër të tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat