29 doza kokaine dhe 217 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva janë sekuestruar nga ana e Policisë së Fierit ditën e djeshme.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e Klevis Kasës, policia ka gjetur sasinë e drogës, ku më pas ka bërë edhe arrestimin e tij.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia thotë se materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".