Një ditë pas dështimit të negociatave, ja si e nis ditën Kryeministri Rama

Shqipëria

Një ditë pas dështimit të negociatave, ja si e nis ditën Kryeministri Rama

Më: 26 prill 2017 Në ora: 09:09
Kryeministri Edi Rama

Një ditë pas dështimit të negociatave, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të nisë ditën e tij me një postim të ndryshimit të Pazarit të Korçës.

Në rrjetin e tij social, Rama poston një foto të situatës së dikurshme të Pazarit dhe gjëndjes së tanishme pas rikonstruksionit të tij.

Kreu i qeverisë shkruan se mbetet shumë për t’u bërë ende, aqsa ka edhe shumë për të humbur, nëse kjo qeveri ndalet sot, duke bërë indirekt, një devizë me kërkesën e opozitës për qeverinë teknike.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat