Basha zbulon prapaskenat: Ja çfarë më ofroi Rama dhe pse nuk pranova

Shqipëria

Basha zbulon prapaskenat: Ja çfarë më ofroi Rama dhe pse nuk pranova

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:26
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë për herë të parë arsyet se përse kishte refuzuar ofertën e mazhorancës ditën e djeshme, pas negociatave të ndërkombëtarëve.

Duke folur nga ‘çadra e lirisë’, Basha tha se nuk ka kërkuar asnjëherë pushtet në tavolinë, por kërkon qeveri teknike që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Dje Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat e tij se është gati të dorëzojë kreun e KQZ, zyrtarë në polici e kurdo tjetër, pro nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij. Merr këtë, merr atë, merr në jetë, jap e merr.

Kështu funksionon pazari i peshkut të qelbur nga koka. Tani duan të futin dhe PD në këtë Pazar. Që të bëjmë pazarin tonë politik thotë ai. Dhe të braktisim ne ëndrrën për një republike të re. Kjo është ëndrra e një nate vere të Edi Ramës dhe Ilir Metës”, -tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat