Basha: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike

Shqipëria

Basha: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike

Më: 26 prill 2017 Në ora: 13:04
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga çadra e lirisë, u shpreh se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama edhe pse ka rritur të ardhurat e saj përmes ngritjes së taksave dhe çmimeve, ka lënë në mëshirë të fatit shtresën në nevojë e jo vetëm.

Basha në fjalën e tij tha se qeveria Rama vijon të bëjë abuzimet me koncesionet dhe për këtë, ai premtoi se kur të vijë në qeveri do t’i zhbëjë koncesionet abuzive.

“Sot këtu folëm për problemet në Lezhë, dje folëm për Fierin dhe kështu me radhë. Çdo qytet ka problemet e veta dhe është lënë në harresë nga kjo qeveri. Problemet në qytete mund të jenë të ndryshme, por kanë një emërues të përbashkët, varfërinë të shkaktuar nga kjo qeveri”, tha Basha.

Duke folur për negociatat e një dite më parë, Basha tha se kryeministri është mësuar me pazare.

“Basha nuk bën pazare në kurriz të qytetarëve. Ne nuk duam të bëhemi pjesë e qeverisë, ne duam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.

Ndërsa për zgjedhjet pa opozitën, Basha theksoi se nuk mund të zhvillohen teksa paralajmëroi për përshkallëzim të mëtejshëm të protestës opozitare dhe në qytete të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat