Kamerat e ndjekin kudo, Basha tregohet i sinqetë: Po shkoj të ha byrek me supë tek gruaja

Shqipëria

Kamerat e ndjekin kudo, Basha tregohet i sinqetë: Po shkoj të ha byrek me supë tek gruaja

Më: 26 prill 2017 Në ora: 15:54
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Situata e tensionuar politike pasi nuk u arrit të negociohej për krizën dhe të gjendej një zgjidhje që do e nxirrte opozitën nga çadra për t’ju kthyer Parlamentit e për të marrë pjesë në zgjedhje, ka sjellë shumë pikëpyetje. E më të interesuar për të marrë vesh se ç’po bëhet janë gazetarët, ata që mbajnë vazhdimisht nën survejim liderët politikë.

E ndërsa politikanët më shumë se sa informacione të sakta, nga ato që do kthjellonin edhe publikun për atë që ndodh, shkëmbejnë batuta me gazetarët dhe operatorët e stacionuar tashmë në pikat kyçe, siç është Kryesia e Kuvendit, Kryeministria dhe Aba Center aty ku ndodhen zyrat e BE-së por edhe zyra e Sali Berishës.

Sot në mesditë gazetarët kanë kapur në befasi kreun e PD-së Lulzim Basha, teksa hynte tek Aba Center dhe menjëhëherë e kanë pyetur nëse po shkonte në zyrat e BE, por përgjigja që kanë marrë ishte tepër e sinqertë. Kreu i PD-së, ka thënë se po shkonte të hante drek në një restorant në katin e pestë, aty ku kishte zyrat edhe bashkëshortja e tij, ndërsa nuk ka nguruar të tregojë edhe menynë e drekës.

”Po shkoj të ha drekë, byrek dhe supë tek kati i pestë, ku ka zyrën ime shoqe”,- i është përgjigjur ai shkurt interesimit të mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat