Meta niset me urgjencë drejt Presidencës

Shqipëria

Meta niset me urgjencë drejt Presidencës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 22:24
Kreu i Kuvendit Ilir Meta

Fill pas deklaratave për ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e bëri fajtor të krizës politike, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka nisur një tjetër takim. Burime nga Presidenca konfirmojnë për BalkanWeb se kryeparlamentari ka shkuar të takojë Presidentin e vendit Bujar Nishanin.

Nuk dimë nëse Meta ka ndonjë plan sekret, por ky takim vjen një ditë pas zhvillimit të raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit të ri, për të cilin Meta tha se ka hapësira për të dialoguar, dhe la të hapur mundësinë e gjetjes së një zgjidhje, ndoshta edhe nesër. Ai tha ndër të tjera se Presidenti i ri do të zgjidhej brenda kësaj legjislature.

Kujtojmë se Ilir Meta thirri sot një tryezë ndërpartiake për të gjetur zgjidhjen e shumëpritur të krizës politike ku është zhytur vendi, por si aleati i tij në qeveri Edi Rama ashtu edhe kreu i PD-së, pa të cilin thotë se nuk mund të hyhet në zgjedhje, nuk morën pjesë. E ndërsa shprehu keqardhje për mungesën e Bashës ai hodhi sinjale të qarta se ka ardhur koha që të ndryshohet kodi zgjedhor, prej të cilit tha se vijnë të gjitha krizat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat