Kriza politike, Basha në zyrën e Nishanit

Shqipëria

Kriza politike, Basha në zyrën e Nishanit

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:55
Kreu i PD-së Lulzim Basha me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Takimi ka vetëm pak minuta që ka nisur dhe ka ardhur menjëherë pas një mbledhje që Basha bëri në selinë blu me krerët e PD-së, shkruan SYRI.net.

Takimi Nishani-Basha mësohet se ka në qendër të bisedimeve krizën politike ku është përfshirë vendi dhe gjetjen e rrugëve për të dalë.

Mbrëmjen e djeshme një takim me Presidentin Nishani e zhvilloi edhe kreu i Kuvendit dhe LSI-së Ilir Meta.

Edhe ky ka diskutuar me Nishanin gjetjen e rrugëve për daljen e vendit nga kriza politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat