Kosta deklaron votën pro Metës, prokuroria i kërkon mandatin

Shqipëria

Kosta deklaron votën pro Metës, prokuroria i kërkon mandatin

Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:41
Vladimir Kosta

Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e Partisë Socialiste Vladimir Kosta.

Shkak është bërë dënimi i tij për armëmbajtje pa leje në vitin 2000.

Vendimi i dënimit të tij është marrë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Kosta u dënua me gjobë 100 mijë lekë të vjetra.

Kërkesa i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Kosta ka qenë një nga zërat e fortë kundërshtare të kreut të LSI, Ilir Meta.

Ai ka kërkuar ndarjen me LSI dhe daljen më vete në zgjedhje.

Por sot në një prononcim për CityNews, Kosta tha se do ta votonte Ilir Metën për president.

I pyetur nga CityNews se pse ky ndryshim dhe arsyet që e çonin drejt këtij vendimi, ai tha se ky ishte një vendim i kryesisë se PS dhe grupit parlamentar.

“Gjithçka është një vendim politik dhe vota ime është dhe do të jetë sipas vendimit të kryesisë së PS”, përfundoi Kosta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat