Zyrtarizohet kandidatura, 23 deputetë firmosin, Meta një hap larg Presidencës

Shqipëria

Zyrtarizohet kandidatura, 23 deputetë firmosin, Meta një hap larg Presidencës

Më: 28 prill 2017 Në ora: 15:56
Ilir Meta

Kanë qenë 19 deputetë të LSI-së, 3 deputetë të PDIU-së dhe një i PS-së, ata që kanë firmosur pro kandidaturës së Ilir Metës për postin e kandidatit për kreun e shtetit.

Komisioni i ligjeve është mbledhur dhe ka miratuar kandidaturën e Metës duke e çuar tashmë vendimin një hap larg bërjes realitet.

Deputetët që kanë firmosur sipas ligjit pro kandidaturës së Metës kanë qenë 19 deputetë të LSI. Nga ana e PDIU-së ka firmosur pro, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Aqif Rakipi. Në emër të PS-së ka votuar deputeti Parid Cara.

 Sipas të gjitha gjasave, kryetari I LSI-së e njëkohësisht kreu i kuvendit, do të shpallet President i Shqipërisë pas votimit që do të mbahet në seancën e parlamentit, e cila nis në orën 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat