A po përgjohen deputetët gjatë votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës?

Shqipëria

A po përgjohen deputetët gjatë votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës?

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:48
Pamje nga Kuvendi shqiptar

Ndërkohë që po kryehj votimi i fshehtë për zgjedhjen e Presidentitë të ri të Republikës, është vënë re se dhomat e fshehta të improvizuara në cepat e sallës së Kuvendit të Shqipërisë, janë vendosur poshtë dy kamerave të sigurisë që ndodhen aty.

Nuk dihet nëse kjo metodë është është një zgjedhje rastësore apo një tentativë për të mbajtur nën kontroll votën e fshëhtë të 88 deputetëve të mazhorancës që ndodhet në sallë.

Besohet se mazhoranca nuk do të kishte probleme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku kandidatura e Ilir Metës ishte e vetmja që u propozua. Por “syri” i Kuvendit të Shqipërisë duket se ka qenë i vëmendshëm në çdo rast.

Image
Pamje nga Kuvendi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat