Kush është “Zonja e Hekurt” që uroi e para Metën

Shqipëria

Kush është “Zonja e Hekurt” që uroi e para Metën

Më: 28 prill 2017 Në ora: 19:01
Ilir Meta

Është pritur me duartrokitje në sallën e Kuvendit, zgjedhja e Ilir Metës president i Republikës së Shqipërisë.

Meta mori 87 vota pro të deputetëve të mazhorancës dhe vetëm dy kundër, të cilat edhe pse me votim të fshehtë janë deklaruar më herët nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Kreu i Kuvendit, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë momentit të numërimit të votave, ishte ulur në anën e deputetëve të mazhorancës, pranë socialistit Taulant Balla.

Ndërkohë menjëherë pasi mori votat pro, deputetët dhe ministrat që morën pjesë në seancë janë ngritur në këmbë duke nderuar me duartrokitje zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. E para që e ka takuar Metën duke i uruar detyrën e re, është deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade. Pas Metës ka qenë i ulur edhe kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi me të cilin ka pasur një shtrëngim duarsh. Ndërkohë kryeministri Edi Rama i ulur dy radhë para kryeparlamentarit Ilir Meta, ka duartrokitur nga vendi.

Meta do të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë më 24 korrik, kur mbaron mandati i kreut aktual të shtetit, Bujar Nishani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat