Ilir Meta zbulon se çfarë i tha Edi Rama pasi u zgjodh president

Shqipëria

Ilir Meta zbulon se çfarë i tha Edi Rama pasi u zgjodh president

Më: 28 prill 2017 Në ora: 21:26
Ilir Meta

Në një komunikim me median, pasi u zgjodh ne krye të Shtetit, Ilir Meta zbuloi edhe bisedat me kreun e qeverisë Edi Rama mbi kandidaturën e tij.

Meta tha se prej kohësh Rama e ka shtyrë që të pranonte këtë propozim, por ka qenë disi i “ngushtuar” kjo për shkak të situatës politike në të cilën ndodhet vendi.

“ Urimi i zotit Rama ishte normal, miqësor, Ai ka qenë promovues i kësaj ideje, i zgjedhjes sime si presidenti i Republikës.

Unë kam insistuar që jo për shumë arsye, të mos e zgjidhnim për shkak të situatës politike.

Zgjedhja sot ishte pashmangshme jo se nuk i kishim votat, por se ka një afat dhe shkelja krijon probleme ligjore”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat