Meta, i pesti president që zgjidhet me sallën bosh nga opozita

Shqipëria

Meta, i pesti president që zgjidhet me sallën bosh nga opozita

Më: 28 prill 2017 Në ora: 23:09
Kuvendi i Shqiperise

Edhe pse i zgjedhur pa pjesëmarrjen e opozitës, Ilir Meta nuk është i vetmi që i ndodh kjo. Rexhep Meidani u zgjodh pa opozitën, edhe Sali Berisha në mandatin e dytë u zgjodh pa opozitën, edhe Bamir Topi u zgjodh pa opozitën në Sallë. Gjithashtu edhe Bujar Nishani.

Meta, duke iu drejtuar opzitës, deklaroi se:

“Nëse ne do të arrijmë të bëjmë çdo sakrificë për ta mbrojtur demokracinë dhe standartet e saj, duke zhvilluar zgjedhje me standarte të larta, gjithëpërfshirëse, me qëllim që të krijojmë të gjitha shanset për të qenë më frymëzues për shqiptarët.

Unë do të bëj çdo gjë për të justifikuar besimin që më dhatë sot. Jo veç përpara jush por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe Kushteturtës sonë.

Do t’ju lutesha të gjithëve që jeni këtu dhe atyre që s’janë, që t’i japim jo veç partive por të gjithë shqiptarëve mundësinë që të kontribuojë në zgjedhje.

Më 21 korrik kur ishin shuar shpresat për ndryshimet kushtetuese për  reformën në drejtësi, kam qenë i shqetësuar dhe kam apeluar që të gjetjen e konsensusit që Shqipëria të mos bëhet Maqedoni.

Dje të gjithë kemi parë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni që ka ardhur nga një kokëfortësi politike. Ndaj unë do të apeloja edhe njëherë që të bëjmë gjithçka për stabilitetin e vendit”, tha Meta në fjalën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat