Vasili: LSI nuk është e lumtur që bëri ‘kurban’ Metën, për krizën politike

Shqipëria

Vasili: LSI nuk është e lumtur që bëri ‘kurban’ Metën, për krizën politike

Më: 30 prill 2017 Në ora: 11:30
Ilir Meta dhe Petrit Vasili

Petrit Vasili, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim pas dorëheqjes së Ilir Metës, tha sot se LSI nuk ishte e lumtur që ia dhuroi kryetarin krizës politike.

“Nga unë, te të gjithë në këtë salle, nuk ishim të lumtur që t’ia dhuronin kryetarin krizës politike, por LSI është mësuar, të tjerët jo”, tha Vasili para anëtarëve të kësaj force politike, në një takim në Tiranë.

Ai shtoi se pozicioni i Presidenti, tashmë do te jete “i vërtetë ai i kryetarit te shtetit”.

Vasili tha për Metën se ai kurrë nuk e ka pasur probleme të bashkëbisedojë me të gjitha palët politike.

Vasili shpalosi edhe objektivin e LSI-së për zgjedhe e ardhshme: të dalë forcë e parë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat