Kriza politike, Nishani ul në tryezë Ramën dhe Bashën: Jemi gati për dialog!

Shqipëria

Kriza politike, Nishani ul në tryezë Ramën dhe Bashën: Jemi gati për dialog!

Më: 2 maj 2017 Në ora: 16:52
Lulzim Basha

Partia Demokratike vendos të ulet në tryezë dialogu për t’i dhënë fund krizës politike që ka përfshirë vendin, tashmë prej 74 ditësh nga momenti kur e djathta hyri në protestë për të bojkotuar zgjedhjet, në mungesë të krijimit të një qeverie teknike, si kërkesë e saj prioritare.

Në një deklaratë të përbashkët të koalicionit opozitar, thuhet se demokratët pranojnë ftesën e presidentit në detyrë Bujar Nishani për tu ulur në dialog. Ftesa e kreut të shtetit u mirëprit edhe nga kryeministri Edi Rama, edhe pse me doza ironie.

“Z.President! Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD! Jam gati t'i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me Lulzim Bashën”, - shkruante Rama në Facebook.

Ndërkohë, edhe pse bën përgjegjës qeverinë Rama për situatën ku ndodhet vendi dhe që sipas tyre cënohen edhe zgjedhjet e lira, kreu demokrat Basha bie dakord për të gjetur gjuhën e përbashkët në luftën ndaj krimit, drogës dhe cënimin e zgjedhjeve.

Ky vendim i demokratëve për tu ulur në tryezë dialogu vjen kur sot në mesnatë skadon afati ligjor për pranimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2018. Kjo i hap një mundësi Partisë Demokratike dhe aleatëve të djathtë për të marrë pjesë në këto zgjedhje. 

Deklarata e koalicionit opozitar

Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine.
 
Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar permes zgjidhjes se ofruar, ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit.
 
Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat