Emërime të reja në polici, ja emrat

Shqipëria

Emërime të reja në polici, ja emrat

Më: 3 maj 2017 Në ora: 16:25
Stacioni policor, Shqipëri

Pas largimit të 29 drejtuesve të Policisë së Shtetit një javë më parë, të tjera lëvizje kanë ndodhur brenda strukturave policore.

Albert Dervishaj është emëruar drejtor i parandalimit të krimit, post që e mbante Skënder Kalemi.  

Dervishaj mbante detyrën e shefit të rendit publik, ndërsa në vend të tij është emëruar Gëzim Zhupaj, ish drejtor i kufirit në Vlorë ndërkohë që drejtor i policisë rrugore është komanduar Skënder Ismaili, pas largimit të Ardi Veliut i cili mori drejtimin e policisë së Tiranës. 

Në krye të repartit special Delta Force është emëruar Artur Selimi i cili zë vendin e Albert Nushit që mori drejtimin e policisë së Fierit. Lëvizjet e fundit kanë shkaktuar pakënaqësi në rradhët e uniformave blu. 

Ish drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj mësohet se ka refuzuar të drejtojë sektorin e sekretarisë dhe protokollit në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit. Edhe disa ish-drejtorë të tjerë, që i janë propozuar emërime në sektorë "parazitarë" mësohet se i kanë shprehur pakënaqësitë për këto lëvizje, kryepolicit Haki Çako i cili ka firmosur lëvizjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat