Basha: Do eksplorojmë të gjitha mundësitë për kompromis

Shqipëria

Basha: Do eksplorojmë të gjitha mundësitë për kompromis

Më: 3 maj 2017 Në ora: 19:36
Lulzim Basha

Lulzim Basha, nga çadra e opozitës në bulevard, ka deklaruar se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për një marrëveshje politike me rivalin e tij politik.

“PD dhe unë personalisht nuk do të lëmë asnjë mundësi pa eksploruar për një kompromis politik, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, situata kritike në të cilën ndodhet Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e kancelarive perëndimore, pavarësisht lobistëve të punësuar nga qeveria për pasqyrimin e një situate tjetër.

“Pa zgjidhje për krimin e veshur me pushtet dhe drogën e paratë e drogës, zgjedhje politike nuk ka e nuk do të ketë”, ka thënë Basha, që ka shtuar se nga ana tjetër nuk do të ketë as bojkot.

“Nuk do të ketë as bojkot, se ne duarkryq nuk do të rrimë ndaj kësaj kupole krimi, që përpiqet të tërheqë qytetarët për t’u mohuar atyre të drejtën për të zgjedhur parlamentin pa paratë e krimit dhe drogës”, ka thënë Basha.

“Shanset për një kompromis po zëvendësohen dita ditës nga shanset e një republike të re që do të vijë për të gjithë shqiptarët. Të dielën në orën 11 do të jemi në Kavajë, paqësorë, për të çliruar Kavajën nga krimi, droga, pasiguria e poshtërimi”, ka shtuar kreu i PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat