Takimi me Ramën, Basha: Nuk tërhiqemi nga asnjë kërkesë

Shqipëria

Takimi me Ramën, Basha: Nuk tërhiqemi nga asnjë kërkesë

Më: 4 maj 2017 Në ora: 12:18
Kryetari i opozitës Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në çadrën para kryeministrisë, dekleroi se nuk tërhiqet nga kërkesat e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershmme.

“Beteja jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për votën e qytetarëve, asgjë s’kërkojmë për veten tonë, asgjë s’jemi gati të lëshojmë nga garancitë minimale për zgjedhje të lira e të ndershme”, -tha ai.

Bashkë me Bashën në çadër, gjendet edhe zyrtari i lartë neëParlamentin hungarez. Ai u shpreh se korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit.

“Unë dua t’ju përcjell sot mesazhin e qeverisë hungareze se sot jemi me ju të dashur shqiptarë. Keni miq në Evropë, s’jeni të vetëm. Dua tju përgëzoj për qëndresën 76 ditore, kjo më tregon mua se Shqipëria ka mbërritur në agimin e ri. 

Si kemi luftuar komunizmin Orban dhe Berisha, s’ka qenë e lehtë por fitorja ka qenë e jahtëzakonshme. Jam i sigurt që e dini se cfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me postkomunizmin, dhe internacionalizmi, korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit. 

S’duam të shiohim në Evropë një narko-shtet. Do ju mbështesim në luftën tuaj për zgjehdje të lria dhe të ndershme. Do ta arrini atë këtë betejë se e ardhmja juaj është e përbashkët me BE, ne kemi një të ardhme të përbashkët me Evropën”,- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat