Parlamenti mbyll punimet, Meta: Keqardhje për mungesën e opozitës

Shqipëria

Parlamenti mbyll punimet, Meta: Keqardhje për mungesën e opozitës

Më: 4 maj 2017 Në ora: 13:55
Ilir Meta

U mbyllën sot katër vitet e parlamentit të Shqipërisë të drejtuar nga Ilir Meta.

Në fjalën e tij të fundit si kryeparlamentari para se të ulet në karrigen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta tha se gjatë këtij 4 vjeçari u miratuan reforma mjaft të rëndësishme duke e nisur nga ajo e Drejtësisë.

“Kur ka vullnet, dialogu politik mund të rikthehet. Mirënjohje për këto 4 vjet dhe miratimin e Reformës në Drejtësi. Më vjen keq që ky parlament nuk gjeti gjuhë ne përbashkët për reformën zgjedhore.

Po ashtu ndiej keqardhje për mungesën e opozitës në Parlament”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat