Basha pas takimit: Rama bëri të njëjtën ofertë, nuk është zgjidhje politike

Shqipëria

Basha pas takimit: Rama bëri të njëjtën ofertë, nuk është zgjidhje politike

Më: 4 maj 2017 Në ora: 21:42
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka konfirmuar se nuk ka ende një marrëveshje mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për gazetarët pas negociatave që zhvilluan në Presidencë, Basha tha se Edi Rama shkoi në bisedime me të njëjtën ofertë si një ditë më parë.

Lulzim Basha: Takimi i sotëm ishte përsëritje e takimit të djeshëm. Z. Rama erdhi me të njëjtën ofertë.

Mos realizimi i dy problemeve si kërcënim për votën e lirë përbën një mospremis për zgjidhje. Nëse nuk pranohet nga pala tjetër se kriminelët kërcënojnë zgjedhësit, nëse nuk pranohet se droga kërcënon votën e lirë, si mund të vihet në një zgjedhje realiste. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Këtë e thotë e gjithë bota.

Zgjidhja sipas Kryeministrit, nuk është zgjidhje politike. Monitorimi është detyrë e institucioneve të monitorimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat