Rama ironizon Metën: Jo vetëm President por edhe përfaqësues i PD-së

Shqipëria

Rama ironizon Metën: Jo vetëm President por edhe përfaqësues i PD-së

Më: 5 maj 2017 Në ora: 13:38
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama bashkë me Metën ka qënë në një takim me veteranët dhe familjet e dëshmorëve me rastin e 5 Majit.

Edhe pse në një ditë feste, Rama nuk ka kursyer ironitë për Metën duke e cilësuar si përfaqësues jo vetëm të shtetit tashmë, por dhe të PD-së.

“I jap fjalën presidentit të zgjedhur që për hir të së vërtetës, falë talentit të tij politik ka arritur të jetë përfaqësues i yni, por dhe përfaqësues i palës tjetër.

Pala tjetër nuk e pohon, por as nuk e mohon. Kështu që jam i sigurt që do e pohoi pak më vonë.

Më vjen mirë që jemi mirë sot këtu bashkë, që kujtojmë një ditë të shënuar që na mbledh nën emrin e Qemal Stafës, por edhe na jep mundësinë e këtij momenti për të evokuar një histori guximi. Më vjen shumë mirë që jemi këtu sëbashku me presidentin e zgjedhur, dhe para pak ditësh bashkëkryetar i një aleancë qeverisëse, e cila është krenare për shumëçka, por edhe për vendosjen në vend të dinjitetin për veteranët.

Por dhe për vendosjen në vend të raportit që duhet të ketë çdo qeveri në raport me atë që vendos Shqipërinë në anën e historisë. Nuk dua të zgjatem shumë si zakonisht, pasi besoj se sot fjalët e shumta janë vërtetë fukarallëk dhe madhështia e ditës që na ka mbledhur është e një peshe të rëndësishme, por më vjen shumë mirë që sot përtej të gjithë aspekteve që kanë të bëjnë me ceremonialin e nderimit të luftës, së ditës së çlirimit ne e kemi mundur që të bëjmë dhe disa gjëra konkrete lidhur me trajtimin e veteranëve dhe pensionistëve”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat