Rama: Do bëj gjithçka që votuesit e PD të zgjedhin më 18 qershor, por...

Shqipëria

Rama: Do bëj gjithçka që votuesit e PD të zgjedhin më 18 qershor, por...

Më: 5 maj 2017 Në ora: 17:46
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka garantuar qytetarët shqiptarë se 18 qershori nuk është i negociueshëm, dhe se në këtë ditë do t’i drejtohen kutive të votimit.

Rama tha se nuk ka asnjë lëshim në këtë pikë, dhe data nuk mund të jetë pjesë e negociatave politike me Partinë Demokratike, pasi asgjë nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, kreu i qeverisë tha se ka marrë shumë mesazhe nga qytetarët në rrjetet sociale që i kërkojnë të mos bëjë asnjë lëshim sa i takon shtyrjes së zgjedhjeve. Në këtë kontekst, Rama tha se është në dorën e PD-së nëse dëshiron të shkojë drejt një strategjie vetëvrasjeje, siç e quajti ai, duke ju referuar bojkotit që opozita ka deklaruar se do t’i bëjë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. “Përsa kohë ka zgjedhje – theksoi kryeministri- do të ketë edhe opozitës.

“PD-ja s’do të ishte partia e fundit që do të dilte nga skena e historisë. E dhimbshme për ata që e duan PD-në, por normale për jetën politike në proces”, - u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Rama shprehur edhe njëherë vullnetin e tij si kryeministër, se do të bëjë gjithçka për të mos i lënë votuesit e Partisë Demokratike për të zgjedhur në 18 qershor. 

FJALA E RAMES:

Kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet e publikut lidhur me përpjekjet e mia për një dialog konstruktiv në funskion të përsfshirjes së PD-së në zgjedhje.

Mekanizmi I ri institucional që kemi propozuar për kontrollin e brendshëm të qeverisë garanton barazi dhe transparencë për të gjithë në garën zgjedhore. Kështu dua tju them faleminderit për mbështjen e pakursyer në këtë mbështjet që na jepni në këtë përpjekje aspak të lehtë për të lidhur fillin e këputurt të logjikës së PD-së dhe për të mos lënë asnjë gjë të mundshme për të bërë në funksion të gjithëpërfshirjes në procesin zgjedhor.

Shumëkush më përsërit pa pushim në rrjetet sociale dhe përmes mesazhesh, apo bisedash direkte, fjalinë mos e lësho 18 qershorin! Mos kini asnjë shqetësim në këtë pikë sepse edhe pot ë doja të negocioja, nuk e kam të mundur pasi nukë ësghtë në dorën time. 18 qershori nuk është një datë e zgjedhur nga unë apo partitë, por e bazuar nga Kushtetuta. 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate përmes asnjë partie sepse partitë duhet ti garantojnë dhe jo ti negociojnë te drejtat e popullit Sovran.

Të tjerë thonë vazhdimisht, mos ja zgjat shumë atyre, mos ja var atyre e me rradhë. Ju lutem të gjithë këtyre dashamirësve, bëni durim dhe mos harroni se unë nuk jam vetëm kryetari I partisë më të madhe por edhe kryeministri I Shqipërisë dhe ju siguroj se nëse si kryetar partie nuk kam asnjë shqetësim që nëse PD vendios ti shkojë deri në fund një starategjie politike vetëvrasëse, si kryeministër nuk dua të lë asnjë gur pa luajtur që qytetarët që duan të votojnë PD-në të kenë mundësinë ta bëjnë këtë në 18 qershor.

Unë hyj tek ata që qeshin me alarmed infantile për rrezikun që shqipëria të mbetet pa opozitë… nuk ka asnjë mundësi që të mos ketë opozitë në cdo vend ku bëhne zgjedhje. PD është një parti historike, por nuk do të ishte as e para e as e fundit që do të dilte nga skena e historisë. E dhimbshme, pë rata që e duan akoma PD-në por normale për jetën e gjallë demokratike. Ama një gjë shumë e rëndësishme të mbahet parasysh sot, kjo shumicë qeverisëse jo vetëm që nuk ka bërë asjg ëpër ta shtyrë në rrugën e vetëshkatërrimit, pork a bërë gjithcka për të kundërtën. Kemi bërë gjithcka dhe do të bëjmë gjithcka deri në sekondat e fundit, për të garantuar pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje dhe për tëmos lënë votuesit e saj pa zgjedhje. Por kur koha ka mbaruar, nedo ta pranojmë me keqardhje të thellë cdo vendim të lidershipit të PD-së për të ikur në drejtim të paditur. Kështuqë këmbëngulja për dialog me kundërshtarin, nuk është dobësi por kthjelltësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat