Basha mbledh nesër kryetarët e degëve për protestën e radhës

Shqipëria

Basha mbledh nesër kryetarët e degëve për protestën e radhës

Më: 5 maj 2017 Në ora: 21:50
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Pas vendimit të Ramës për të tërhequr kandidatin për në zgjedhjet e Kavajës, kreu  i PD-së, Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetarët e degëve nesër në orën 12:00.

Ky takim do të zhvillohet për organizimin e protestës së radhës, që kryedemokrati Basha e paralajmëroi për javën e ardhshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mësohet se Partia Demokratike ka anuluar protestën e paralajmëruar për në Kavajë, për tërheqjes së kandidatit të PS për zgjedhjet e pjesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat