Shkarkime në komisariatet e Policisë së Tiranë, ja lëvizjet e fundit

Shqipëria

Shkarkime në komisariatet e Policisë së Tiranë, ja lëvizjet e fundit

Më: 8 maj 2017 Në ora: 09:57
Policia, Tiranë

Vala e shkarkimeve në polici ka prekur edhe komisariatet e Policisë së Tiranës.

Kështu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar disa lëvizje në komisariate.

Zv/drejtor i Policisë së Tiranës është emëruar Arsen Sinomati. Ky i fundit ishte shef i komisariatit nr.2.

Elton Alushi është emëruar shef i krimeve në Tiranë.

Shefi i komisariatit nr.4 Alket Shatrio është shkarkuar nga detyra.

Agim Hoxha emërohet shefi i komisariatit Nr.4.

Ervin Hasrama largohet nga posti i shefit të policisë rrugore dhe në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti.

Shkarohet shefi i njësisë "Shqiponja" Vladimir Laska dhe në vend të tij emërohet Olti Bisri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat